Ambasada e SHBA-së përgëzon komunat për publikim të kontratave
03 gusht 2019
| 11:58
Deri më tani 24 komuna kanë publikuar 2.051 kontrata në uebfaqet e tyre.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka thënë se ka kaluar një vit që kur Komuna e Gjakovës vullnetarisht i bëri publike kontratat publike në faqen e saj të internetit. Këtë e bëri të ditur ambasada me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Që kur u filluar publikimi i këtyre kontratave, deri tani 24 komuna kanë publikuar 2.051 kontrata në faqet e tyre të internetit. E shkëlqyeshme për të parë udhëheqje pozitive dhe transparente”, thuhet në postimin e Ambasadës.