Ambasada e ShBA-së: Përkrahim formimin e ushtrisë, por do t’i analizojmë projektligjet e Qeverisë

13 shtator 2018 | 17:14

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka reaguar pas miratimit të këtyre projektligjeve.
Përmes një reagimi për medie, ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka theksuar se mbështesin të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri, por thuhet se nuk janë këshilluar paraprakisht për këtë vendim të Qeverisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.
Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”, është thënë në komunikatën e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, e vizituan udhëheqësit e Ujësjellësit…