Ambasada e ShBA-së: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria.
Këtë e ka thënë për KlanKosova zëdhënësja e ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore.
“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor”, thuhet në përgjigje.
“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”.