Ambasada e ShBA-së: Senatori Dole mbajti premtimin e dhënë para 30 vjetësh për lirinë e Kosovës

30 gusht 2020 | 17:30

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas ngritja e bustit të senatorit amerikan Bob Dole sot në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kjo ambasadë ka vlerësuar se senatori Dole ka mbajtur premtimin e dhënë para 30 vjetësh për lirinë e Kosovës.

“30 vjet më parë senatori Dole erdhi në Kosovë dhe bëri një premtim: Liria po vjen. Demokracia po vjen. Ky premtim u mbajt dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë kësaj qysh prej atëherë”, është thënë në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij.

30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri, ka thënë se…