Ambasada e ShBA-së: Të zhvendosurit kanë të drejtë të kthehen në shtëpi
13 korrik 2021
| 11:37
Ambasada amerikane në Kosovë i ka ftuar institucionet e vendit të angazhohen që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Në profilin e saj në “Facebook”, ambasada ka shkruar se ministrat dhe kryetarët e komunë duhet të lenë politikën anash dhe bashkëpunojnë për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri.
“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash – ju lutemi lëreni politikën mënjanë dhe bashkëpunoni për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane”, është thënë në njoftimin e ambasadës amerikane.