Ambasada e ShBA-së uron Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit: Kohë për të nderuar sakrificat

29 nëntor 2024 | 15:14

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada tha se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, është thënë në urimin e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në mbledhjen e mbajtur…