
Ambasada e ShBA-së uron skiatoren Kiana Kryeziu për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Pekin
24 janar 2022
| 13:55
Ambasada e ShBA-së në Kosovë e ka uruar skiatoren kosovare, Kiana Kryeziu, për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin.
“Urime 17 vjeçarja Kiana Kryeziu. Kiana do të garojë për Kosovën në eventin gjigant të sllallomit të femrave në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore”, ka shkruar kjo ambasadë në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ambasada amerikane ka shpërndarë edhe lajmin të cilin mediumi prestigjioz ia kishte kushtuar skiatores kosovare.
Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut