Ambasada e ShBA-ve reagon ndaj mohimit të krimeve në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë nëpërmjet një deklarate për medie ka reaguar lidhur me mohimin e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë deklaratë është theksuar se përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore.
Sipas ambasadës amerikane, të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.
Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse.
“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, ka është në deklaratën për medie të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
/Epoka e re/