Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nuk i fton shoqatat e luftës në shënimin e festës së Flamurit
Kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kritikuar Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk i fton organizatat e dalura nga lufta në shënimin e festave të Nëntorit.
“Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.
– Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë;”, ka shkruar Klinaku.
Klinaku poashtu ka kritikuar edhe MKRS-në dhe Qeverinë e Kosovës e cila nuk i ka ftuar në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit.
“- Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit”, ka shkruar Klinaku.
Postimi i plotë i Klinakut:
Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare.
– Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë;
– Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit;
Një gjë po ua them se:
Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës.
U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare.
P.S
Pushtetet shkojnë e vijnë, por populli mbetet.