Ambasada e Zvicrës ofron përkrahje për zbardhjen e personave të zhdukur

06 shkurt 2018 | 15:47

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, njëherësh mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj dhe udhëheqësi i njësisë së KPQZh-së, Kushtrim Gara, ka takuar përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës.

Ky takimi është organizuar me qëllim të diskutimit mbi zhvillimet e fundit në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur dhe mundësisë për përshpejtim të zgjidhjeve të mundshme të kësaj problematike të ndjeshme jo vetëm për familjarët, por edhe për tërë shoqërinë.

Jahja Lluka ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme Ambasadën e Zvicrës në këtë proces. Ai gjithashtu ka njoftuar përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës për angazhimin dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës që çështja e personave të zhdukur të trajtohet si çështje me prioritet të veçantë.

Po ashtu, ai i ka njoftuar edhe për aktivitetet dhe takimet e realizuara me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare të angazhuara në këtë proces, me qëllim të një koordinimi me të mirë dhe adresimit të kërkesave dhe aktiviteteve që mund dhe duhet të realizohen në respektim të të drejtave të familjarëve të personave të zhdukur.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Zvicrës, Kuno Schlaefli, duke vlerësuar lartë qasjen e re dhe serioze të Qeverisë Haradinaj, ndaj procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, po ashtu, edhe emërimin e Mbajtësit të Dosjes, ka shprehur respektin për punën dhe sfidat e këtij procesi, e në mënyrë të veçantë në këtë fazë ku është evidente rënia e gjetjeve dhe identifikimeve të reja.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, i shoqëruar…