Ambasada franceze e zhvendosur në qytetin perëndimor të Lvivit, rikthehet në Kiev

14 prill 2022 | 23:03

Franca do të rikthejë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrinas, Kiev. Ambasada u zhvendos në qytetin perëndimor të Lviv në fillim të marsit pas pushtimit rus, shkruan BBC.

Ministri i Jashtëm Bu, Jean-Yves Le Drian tha se selia diplomatike do të kthehet në Kiev shumë shpejt.

Ai tha se rishpërndarja do t’i lejonte Francës “të thellojë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe më tej në të gjitha sferat”.

Të mërkurën, ministria e jashtme çeke tha se diplomatët ishin kthyer në ambasadë në Kiev për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Disa vende urdhëruan diplomatët e tyre të largoheshin nga Kievi, ndërsa pushtimi po afrohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty, tash e 16…