Ambasada gjermane ndihmon policinë me pajisje anit-Covid

02 gusht 2021 | 14:54

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka pritur  sot ambasadorin e Gjermanisë në Kososvë, Joern Rohde.

Me këtë rast, diplomati gjerman i ka dhuruar policisë pajisje personale mbrojtëse për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19.

Donacioni përfshinë maska mbrojtëse, maska njëpërdorimëshe, desinfektues me sasi të ndryshme si dhe veshje mbrojtëse njëpërdorimëshe.

“Republika e Gjermanisë, përmes ambasadës së saj në Kosovë në vazhdimësi ka përkrahur Policinë e Kosovës, me ç’rast sot Policisë së Kosovës iu dhurua donacion me  pajisje personale mbrojtëse për t’u mbrojtur nga pandemia  me virusin COVID 19 si: maska mbrojtëse, maska njëpërdorimëshe, desinfektues me sasi të ndryshme si dhe veshje mbrojtëse njëpërdorimëshe.  Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe e falënderon Ambasadën Gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen e  vazhdueshme në fusha të ndryshme të sigurisë”, është thënë në njoftimin për medie të Policisë së Kosovës.

No photo description available.

May be an image of one or more people, people sitting and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka njoftuar se…