Ambasada gjermane tregon ‘pesë arsyet pse gjermanët e duan ushqimin kosovar’ (video)

28 shkurt 2025 | 16:33

Një nga përfitimet e të qenit diplomat është të provosh shije nga e gjithë bota, ka thënë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kjo ambasadë ka ndarë  ushqimet e preferuar kosovare të diplomatëve të saj.

Ambasadori Jorn Rohde, ka zgjedhur flinë, të cilën ka provuar edhe ta gatuajë në një nga rajonet e Kosovës.

“Ekipi ynë i ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, ka shkruar ambasada.

Më poshtë shihni se cilat ushqime kanë zgjedhur diplomatët gjermanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionet shënuan fitore në derbi ndaj Penzës 82:70 dhe më…