Ambasada italiane: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme
Aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës në veri, që rezultoi me mbylljen e pesë objekteve që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe, shkaktoi reagim të ndërkombëtarëve.
Mbrëmë vonë reagoi Bashkimi Evropian, duke thënë se qeveria e Kosovës është zotuar për de-përshkallëzim të situatës por që nuk po e mban fjalën.
Të njëjtin reagim e përcollën më pas Ambasada gjermane, franceze e britanike.
Sot ka reaguar edhe Ambasada e Italisë, duke thënë se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme.
“Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqishëm rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme” thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.