Ambasada japoneze i dhuroi një automjet Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë
25 qershor 2020
| 17:51
Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pranuar të enjten donacion një automjet nga Japonia për Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë.
Me këtë rast, nënkryetari Rudari ka falënderuar Ambasadën japoneze për donacionin, i cili do të ndihmojë në efikasitetin e shërbimit të zjarrfikësve të kësaj komune.
“Shpresoj që ky automjet të shfrytëzohet sa më pak dhe të kemi raste sa më të rralla të shpërthimit të zjarreve”, ka thënë Rudari.