Ambasada japoneze në Kosovë: Ngushëllimet që kemi marrë sot për ish kryeministrin Abe, dëshmi e miqësisë sonë
Pas vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka reaguar ambasada e këtij vendi në Kosovë, duke falënderuar përfaqësuesit e institucioneve dhe personalitetet e tjera që për mesazhet dhe mbështetjen e treguar me këtë rast.
Ambasada japoneze, përmes një postimi në “Facebook”, thotë se janë të pikëlluar nga vdekja, teksa shtoi se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagimin e ambasadës Japoneze
Ish-kryeministri i këtij shteti, Shinzo Abe, u qëllua për vdekje, derisa po fliste në një tubim zgjedhor në qytetin Nara të Japonisë.
Ai la pas vetes një karrierë të gjatë politike duke qenë kryeministri më i ri dhe më jetëgjatë i këtij shteti.