![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/aeroplan9.jpg)
Ambasada në Itali me njoftim për të gjithë qytetarët që duan të kthehen në Kosovë
27 maj 2020
| 20:46
Ambasada e Kosovës në Itali nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim-qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në orën 13:55, nga aeroporti i Milano “Malpensa” në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
“Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, jeni të lutur të kontaktoni drejtpërdrejtë me kompaninë ‘Air Prishtina’, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkatëse dhe çdo shërbim tjetër”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Itali nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.
https://www.facebook.com/AmbasciatadelKosovoinItalia/posts/3896968767043936