Ambasada në Izrael ka nisur punën, mundëson që tre fëmijë nga Kosova të shkojnë për shërim atje

24 mars 2021 | 21:30

 

Tre fëmijë nga Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë për shërim në Izrael, të shoqëruar edhe nga nënat e tyre.

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri,  e ka takuar drejtorin e organizatës “Save a Child’s Heart”, Simon Fisher, pas të cilit takim bëri të ditur se si fryt i bashkëpunimit mes Fisher dhe ambasadorit Dan Oryan kanë arritur të sigurojnë këtë udhëtim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Demiri ka shkruar se ka qenë shumë i frytshëm.

“E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael”, thuhet në njoftim.

Ajo ka falënderuar Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për…