Ambasada ruse kërkon hetim të plotë për vdekjen e 4 turistëve rusë në Shqipëri

17 tetor 2021 | 14:20

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për vdekjen e katër turistëve në një hotel në Qerret të Kavajës.

Ambasada ka bërë me dije se po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa bëjnë me dije se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet ligjzbatuese.

“Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje”, ë shtë  thë në  në reagimin e ambasadë s ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e energjisë elektrike në disa qendra të votimit u…