Ambasada turke: Gjendja e ambasadores Kiliç është stabile
16 nëntor 2018
| 19:14
Gjendja e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, është stabile pas aksidentit ku u përfshi eskorta e saj në fshatin Slivovë të Gjilanit.
Ajo tashmë ka marrë trajtimin e duhur mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për “Klan Kosova” Ambasada e Turqisë në Kosovë.
Ndryshe nga ky aksident kanë ndërruar jetë tre persona dhe katër të tjerë janë lënduar.