Ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare vizitojnë QNR-në
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.
Të pranishëm ishin përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.
Kryetarja e KQZ, Daka u tregoi atyre aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe shpjegoi procedurat në QNR.
Po ashtu, Daka i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime.