Ambasadorët amerikanë mbështesin prokurorët e Kosovës për krime të luftës

15 dhjetor 2020 | 12:34

Ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett janë takuar më 14 dhjetor me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), përfshirë edhe shefin Blerim Isufaj.

Të dy ambasadorët kanë ritheksuar zotimin e Shteteve të Bashkuara për të sjellë të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë, pavarësisht kombësisë së tyre.

Ambasadori Kosnett ka thënë se “përgjigja ndaj padrejtësisë është më shumë drejtësi”.

Ndërsa ambasadori Tan ka folur në lidhje me sfidat shqetësuese me të cilat përballet PSRK-ja në përmbushjen e këtyre çështjeve të rëndësishme.

Gjatë takimit, prokuroria kishte mundësinë t’u drejtohej ambasadorëve dhe t’i njoftoj ata me disa nga sfidat me të cilat përballen.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka informuar ambasadorët se për derisa zyra e tij kishte ndërmarrë hapa thelbësorë.

Ai ka thënë së PSRK-ja ka trashëguar më shumë se 900 raste të papërfunduara nga EULEX dhe se janë dashur më shumë resurse për të lëvizur para.

Ndërsa Blerim Isufaj ka informuar të pranishmit se mungesa e koordinimit me Serbinë dhe paaftësia për t’iu bashkuar INTERPOL-it dhe grupeve tjera ndërkombëtare, paraqitën pengesë në punën e tyre.

Në fund, zëvendësshefi Valdet Gashi, ka folur për 19 aktakuzat që zyra e tij kishte ngritur që nga viti 2018, dhe një rast i cili arriti deri në gjykimin përfundimtar.

Zyra e Drejtësisë Penale Globale dhe ambasada amerikane u zotuan për mbështetje shtesë për Departamentin e Krimeve të Luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Januzaj do të përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester…