Ambasadorët e Quint-it kërkojnë zgjedhje të drejta dhe të sigurta
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, të njohura edhe si vendet e Quint-it, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt më 14 shkurt.
Ambasadorët e këtyre shteteve këtë të enjte kanë thirrur në takim koordinatoren për zgjedhje, Laura Pula, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, të cilat janë pjesë e memorandumit për mbrojte të votës.
Ata kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Ndërsa koordinatorja Pula i ka njoftuar ambasadorët e Quint-it, me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se, çdo herë që janë mbajtur zgjedhjet kanë pasur rolin e vetëm për mbrojtjen e votës së qytetarëve.