Ambasadorët e Quintit shkojnë në takim me Kurtin e Mustafën
28 janar 2020
| 18:09
Ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovës, kanë hyrë në ambientet në Kuvend, ku pritet të takohen me drejtuesit e LV-së dhe LDK-së.
Duke hyrë në Kuvend nuk është parë ambasadori amerikan, Philip Kosnett.
Sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ambasadorët e Quintit i ka ftuar në takim lideri i LV-së, Albin Kurti.
Ky takim po mbahet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit qeverisës në mes të LV-së dhe LDK-së.