Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përgëzojnë KQZ-në për procesin zgjedhor të 6 tetorit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathau, kanë informuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit.
Sipas KQZ-së me ftesë të delegacioneve të shteteve të QUINT-it (ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë) dhe Austrisë me seli në Vjenë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu informuan pjesëmarrësit e shteteve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit 2019.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përgëzua për administrim shumë të mirë të zgjedhjeve si dhe u konkludua se ky sukses i Kosovës për proceset zgjedhore është një shembull në rajon.
Kryetarja Daka falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme si dhe shtetet e QUINT-it dhe Austrinë gjithashtu për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.