Ambasadorët e vendeve të Quintit deklarohen për takimin me Thaçin
Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-ve përmes një deklarate të përbashkët për media në lidhje me takimin që kanë pasur sot me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, nga Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së, kanë bërë me dije se në takimet që i bëjnë me udhëheqës të vendit vetëm i dëgjojnë pikëpamjet e tyre.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve, dëshirojnë të njoftojnë se ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të pranuar informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.
/Epoka e re/