
Ambasadorët shkojnë në zyrën e Kurtit pas takimit të Ohrit
20 mars 2023
| 11:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Takimi është duke u zhvilluar në ndërtesën e qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit.
Kurti të hënën është pyetur për media lidhur me marrëveshjen, por nuk ka folur me arsyetimin se është tepër i zënë. /Ksp