Ambasadorët shqiptarë në Gjermani kërkojnë që testi për patentshofer të jetë edhe në shqip

03 prill 2019 | 21:53

Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufaj, janë pritur në një takim nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann.

Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar se ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani.

Sekretari i Shtetit, Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë.

“Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave për të cilën sekretari i Shtetit Beerman i ka siguruar dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së patentave me shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road”…