Ambasadori Abbott: Britania do të mbetet partnere e Kosovës edhe pas largimit nga BE-ja
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi që e përfaqëson, do të mbetet partner i Kosovës edhe pas largimit nga Bashkimi Evropian (BE).
Ai ka thënë se marrëdhëniet e Britanisë me Kosovën janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta
“Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë euroatlantike dhe ndaj fqinjëve evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.
/Epoka e re/