Ambasadori Abbott: Respektojmë dorëheqjen e presidentit Thaçi
05 nëntor 2020
| 20:58
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholass Abbott, ka thënë se e respektojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit.
Abbott ka shkruar në “Facebook” se e mbështesin edhe Vjosa Osmanin në ushtrimin e detyrës së presidentes.
”Ne e respektojmë dorëheqjen e presidentit Thaçi në interes të Kosovës dhe do të mbështesim ushtruesen e detyrës së presidentes Osmani, për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar ai.