Ambasadori Abbott: Veprat e Kadaresë dhe Frashërit, urë lidhëse në mes të kulturave
14 gusht 2023
| 16:18
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkruar në gjuhën shqipe për pjesëmarrjen e tij në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Kësisoj ai ka njoftuar se ka mësuar gjuhën shqipe dhe për këtë fakt ndihet i nderuar.
“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave”, ka shkruar Abbotti në “Facebook”.