
Ambasadori Aivo Orav: BE-ja e përkushtuar për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave në Kosovë
10 mars 2025
| 15:14
Pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Bashkimi Evropian në Kosovë ka falënderuar organizatat e shoqërisë civile për angazhimin e tyre të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e barazisë gjinore.
Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka theksuar përkushtimin e fortë të Bashkimit Evropian për barazinë gjinore, diversitetin dhe të drejtat e grave.
Ai ka shprehur mirënjohjen për njohuritë e vlefshme të dhëna nga këto organizata për zhvillimin e Kosovës.