Ambasadori Ajeti: Kosova është pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit

17 shtator 2024 | 15:01

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka injoruar paralajmërimet se Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Ai ka bërë me dije se Kosova është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Ajeti ka postuar një fotografi në platformën “X” me ministrin e Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, i cili po merr pjesë në një takim që mbahet në kuadër të këtij procesi.

“Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit. Republika e Kosovës është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi, i cili konsiderohet si një histori suksesi”, ka shkruar Ajeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka shkurtuar…