Ambasadori amerikan: 2019-ta duhet të jetë vit i marrëveshjes gjithëpërfshirëse
28 dhjetor 2018
| 13:57
Unë mendoj se viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Nëse marrëdhënia në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohet, do të bëhet edhe më keq. Nuk ekziston mundësi e vërtetë për ta mbajtur ‘status quon’.
Kështu ka thënë Philip Kosnett, ambasador i ri i ShBA në Prishtinë, në një intervistë për portalin “Kossev”.
Ai ka thënë se vendi i tij dëshiron të shohë një “marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve”, e cila duhet të marrë parasysh shqetësimet dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe e cila nuk mund të shpërfillet.