Ambasadori amerikan: Askush mos ta mohojë masakrën e Reçakut

15 janar 2024 | 11:35

Me rastin e 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar që “askush të mos harrojë dhe mohojë” atë çfarë ka ndodhur më 15 janar të 1999, por edhe atë se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët i kanë ardhur në mbrojtje Kosovës.

“Thënë në fjalët e dr. Martin Luter Kingut: ‘Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos e harrojë dhe mohojë atë çfarë ka ndodhur në Reçak, ose se pse ShBA-ja dhe aleatët erdhën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E kujtoj mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në…