Ambasadori amerikan del me deklaratë pas takimit për asociacionin

31 janar 2023 | 13:04

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës (ShBA), Jeff Hovenier, ka falënderuar pjesëmarrësit në diskutimin e sotëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se takimi i sotëm ishte “sesion dëgjimor”.

“Sot mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasadën amerikane në Prishtinë, rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falënderues ndaj pjesëmarrësve të ndryshëm, që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, është thënë në deklaratën e ambasadorit Hovenier, të publikuar nga ambasada amerikane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar diskutimi që u mbajt sot në Ambasadën amerikane…