Ambasadori amerikan: Dje ishte ditë e gjatë në Bruksel, të zhgënjyer që s’pati zgjidhje

19 gusht 2022 | 14:44

Gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (BE).

Rreth këtij takimi është deklaruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christophet Hill.

Hilli ka thënë se edhe pse ka zhgënjim që nuk ka pasur përparim në dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, prapë rezultatet e bisedimeve ishin pozitive.

“Dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel. Pati shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato biseda rezultuan pozitive. zhvillimet”, ka thënë Hill për “Tanjug”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rundin e dialogut në Bruksel, Serbia ka prezantuar propozime…