Ambasadori amerikan: Do ta ndihmojmë Kosovën në hapjen e vendeve të reja të punës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, në takimin me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën në aspektin ekonomik.
Ai ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë angazhimet në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme kosovare që tërheq investime të huaja dhe krijon vende pune dinamike për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë të rinjtë.
Ndërsa ministrja Hajdari ka folur për objektivat e ministrisë që drejton, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.
Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
In my first meeting with Trade Minister Hajdari yesterday, reaffirmed the U.S. commitment to assist Kosovo in building a sustainable economy that attracts foreign investment & creates dynamic jobs for all Kosovan citizens, including youth. https://t.co/uRYl7FutPj pic.twitter.com/8qmBfX3RCR
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 8, 2022