
Ambasadori amerikan i bashkohet Kurtit dhe Lajçakut për drekë
06 shkurt 2023
| 14:37
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti në një drekë pune që po zhvillohet në një nga lokalet e kryeqytetit.
Ndryshe para këtij takimi i cili po mbahet në një nga lokalet në kryeqytet, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë.