Ambasadori amerikan i jep mbështetje Gjykatës Kushtetuese
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier është takuar të mërkurën me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani, të cilës i ka shprehur mbështetjen e ShBA-së për institucione gjyqësore të pavarura dhe të fuqishme.
“Në takimin tim njoftues me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Caka-Nimani, vlerësova progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova dhe përsërita mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet gjyqësore të fuqishme dhe të pavarura kosovare që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët”, ka ambasadori amerikan në llogarinë e vet në “Twitter”.
At my introductory meeting with Constitutional Court President Caka-Nimani, praised the enormous progress Kosovo has achieved and reiterated the United States’ support for strong, independent Kosovan judicial institutions that deliver justice for all citizens. pic.twitter.com/QQ8RAKci2R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 16, 2022