Ambasadori amerikan i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat, e dënon djegien e veturës në veri

02 nëntor 2022 | 12:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar për rastin e djegies së një veture në veri, e cila ka kthyer targat në RKS.

Hovenieri ka thënë se ShBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të intidimiduar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.

“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në “Twitter”.

Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.

Gjithashtu ai ka ritheksuar se ShBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementojë një ndryshim të tillë të targave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Bayern Munchen dhe i Kombëtares së Gjermanisë, Manuel…