
Ambasadori amerikan i shkon në Presidencë Osmanit
26 gusht 2022
| 21:38
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-ve.
Po ashtu, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.