Ambasadori amerikan interesohet për sigurinë në Kosovë, viziton KFOR-in
18 janar 2022
| 16:05
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar të martën në selinë qendrore të KFOR-it ku është pritur nga komandanti Ferenc Kajari.
KFOR-i ka njoftuar se komandanti Kajari e ka njoftuar ambasadorin Hovenier rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe për aktivitet e përditshme të KFOR-it në përmbushjen e mandatit të tyre.
Commander of the @NATO-led #KFOR mission, MG Ferenc Kajári welcomed H.E. Mr. Jeffrey M. Hovenier, Ambassador of the United States 🇺🇸 to #Kosovo. COMKFOR provided an update on the security situation in Kosovo and on the daily activities conducted by KFOR fulfilling its UN mandate. pic.twitter.com/QnkbUwBfHz
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) January 18, 2022