Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier vizitoi Fakultetin Juridik

16 nëntor 2022 | 00:35

Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Sh.T. Jeff Hovenier ka vizituar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast, Ambasadori ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik për fushën e sundimit të ligjit, sigurinë dhe politikën e jashtme.

Paraprakisht, Ambasadori është pritur nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Asoc.Dr. Avni Puka, i cili i ka uruar mirëseardhje, duke shprehur falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme nga Ambasada Amerikane për Fakultetin Juridik, përfshirë mbështetjen për studentët që marrin pjesë në garën ndërkombëtare Philip C. Jessup në Uashington D.C, financimin e projektit të INL (2022-2024) që parasheh mbështetjen e reformës së kurrikulës së Fakultetit Juridik (në veçanti mësimin klinik), mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, trajnimin dhe aktivitetet e tjera në bashkëpunim me universitetet prestigjioze amerikane, etj

A5CC1A6A-4152-4D7A-9DE8-584CE8AD4629.jpg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes në…