Ambasadori amerikan ka një mesazh para votimit të ushtrisë së Kosovës
14 dhjetor 2018
| 10:04
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për votimin që Kuvendi i Kosovës pritet të bëjë për transformimin e FSK-së në ushtri.
Ai ka dhënë një këshillë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Kuvendi voton sot, por që të rikujtojmë që siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë dhe të paqes, si dhe marrëdhëniet reciproke me fqinjët, për aq sa edhe forcimi i profesionalizmit të forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett.