Ambasadori amerikan kërkon nga Kosova miratimin e Konventës së Stambollit

08 prill 2019 | 17:56

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet domosdoshmërisht nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave.

Ai në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se nëse Kosova ratifikon Konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.

“Kërkoj nga Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. Nëse Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshmë për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsetti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllezërit Jonas kanë publikuar këngën e tyre më të re…