Ambasadori amerikan largohet nga takimi me liderët
31 janar 2019
| 10:39
Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka dalur nga takimi që ka pasur mëngjesin e sotëm me tre liderët institucional, kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Në takim tani kanë mbetur partnerët e koalicionit, duke përfshirë këtu të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn, raporton “KosovaPress”.
Ky takim vjen pas takimit të djeshëm ndërmjet koalicionit qeveritar, pas së cilit Qeveria përmes një kumtese ka pohuar se koalicioni është stabil dhe funksional, pavarësisht deklaratave kundërthënëse të partnerëve lidhur me taksën 100% ndaj Serbisë.