Ambasadori amerikan mirëpret heqjen e masës për mallrat serbe
08 tetor 2024
| 15:43
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur vendimin e qeverisë Kurti për heqjen e masës për mallrat serbe.
Ai ka thënë se ky vendim është hap i duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.