Ambasadori amerikan në Beograd kërkon që Kurti t’i përmbahet dialogut

29 dhjetor 2021 | 12:01

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Serbinë si kërcënim dhe vuri në dukje se vendet fqinje duhet ta shohin atë si ‘lokomotivë të rajonit’.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që t’i përmbahet dialogut të Brukselit.

“I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit. Përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak, ka bërë presion për përfshirjen e Asociacionit dhe pres që të diskutohet. Unë ndaj pakënaqësinë tuaj. Kjo është pengesa më e madhe për krijimin e një stabiliteti më të madh në rajon. Unë pres që Serbia dhe Kosova të bëjnë përparim, sepse duhet. Nëse duan të ofrojnë një jetë më të mirë, e gjithë kjo duhet bërë. Beogradi dhe Prishtina duhet të krijojnë vetë një zgjidhje, nuk mund të vijë nga Rusia, SHBA-ja ose BE-ja. Ka hapa që tregojnë se “Për shembull, konflikti i targave u zgjidh përmes Brukselit”, ka deklaruar Godfrey./ Kosovo-Online/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë mbrëmë në një market në Mitrovicë…