Ambasadori Amerikan në Beograd kundërshton korrigjimin e kufijve Kosovë- Serbi
Ambasadori Amerikan në Beograd, Kyle Scott kundërshton korrigjimin e kufijve Kosovë- Serbi.
Ndërsa, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se i vlerëson dhe i përmbahet deklaratave të Scott, porse theksoi se Serbia i ka pikëpamjet e veta.
“Është e rëndësishme ajo se çfarë thotë ambasadori amerikan, e respektojmë dhe e çmojmë, por ne kemi pikëpamjet tona, Serbia i ka qëndrimet e veta”, i është përgjigjur Vuçiç ambasadorit amerikan.
Ai shtoi se Beogradi ka qenë gjithmonë një nga vendet kyçe për agjentë të fshehtë botëror, prandaj është e rëndësishme që të ketë “struktura shtetërore që mund të perceptojnë të gjitha vështirësitë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
Në një intervistë për javën e NIN, Scott tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë idenë e demarkacionit për krijimin e shteteve etnikisht të pastra dhe se agjentët e huaj rusë po veprojnë në territorin e Serbisë.
“Ne e njohim Kosovën si vend të pavarur dhe sovran, liderët e zgjedhur të Kosovës janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe ne do të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës pikërisht ashtu siç bëjmë me përfaqësuesit e zgjedhur të shteteve tjera në këtë rajon”, ka thënë Kyle Scott.
Vuçiç u përgjigj duke theksuar se ai nuk e kishte lexuar intervistën e ambasadorit amerikan, sepse ai nuk kishte lexuar “Djilas Media”, veçanërisht kur “gazetari i Gjilasit nuk pyeti përse ai e ndau Serbinë në vitin 1999”